Social Icons

Pages

Wednesday, March 15, 2017

Sot ne DASHURI ME QIRA (episodi 140)

Sot ne ''Dashuri Me Qira'' - Episodi 140

Omeri shikon gjyshin e tij ne shtepine e Defnes. Si do te reagoje ai ?
Pasi debaton me Defnen për gjyshin e tij, Omeri vendos të largohet disa ditë pa i thënë askujt asgje. 

Takimi me gjyshin e ka lënduar shumë. Të gjithë përpiqen ta gjejnë, por askush s’e di se ku mund të jetë. Ku mund te kete shkuar Omeri ? 




Tuesday, March 14, 2017

Sot ne SARASVATICANDRA do te ndiqni:

Diten e Marte episodi 414 - 415
*Sarasvaticandra* ne klan tv do te ndiqni: 

Saras jep lajmin e bukur se ka vendosur te hap shkollen me emrin e Sarasvatit javen qe vjen. Te gjithe gezohen. Sarasi i thot Kumudit se eshte i shqetesuar per Kabirin pasi e pa ate qe po qante dje. 
Kumudi i thot se ata duhet ti bashkojm Kabirin dhe Anushken. Ne mengjes Vidiaçatur i ndalon Sarasin dhe Kumudin te dalin sepse Rohiti ende nuk eshte kapur. Sarasi i thot atij mos te shqetesohet. Deni i thot se do e shoqeroj Sarasin per ne pune, ndersa Kabiri do e çoje Kumudin ne shkolle. Kumudi merr nje leter ku shkruhet se dikush ka gjene me te çmuar te Sarasit dhe ajo duhet te shkoj ta marr. Kumud habitet. 
Saras nuk ndihet mir. Atij i bie te fiket. Te gjithe shqetesohen dhe vrapojn drejt Sarasit. Kabiri telefonon doktorin. Doktori thot se Sarasi duhet te pushoj sepse eshte bere operacion pak dite me pare dhe ka shum stres. Kumud merr nje leter tjeter dhe foton e nje kukulle. Ne leter shkruhet adresa ku ajo duhet te shkoj. Kumud vendos te shkoj. Ajo shkon ne qender ku eshte Gumani pra tek te çmendurit dhe degjon nje grua duke kenduar nje ninull. Kumudi sheh qe gruaja mban ne preher te njejten kukell qe pa tek fotoja e derguar ne leter. Kumud mbetet e shokuar kur shef fetyren e gruas sepse ajo gruaja eshte Sarasvati(nena e Sarasit) te cilen e mendonin te gjithe te vdekur. Ajo qan nga lumturia. 
Doktoresha e pyet nga e njeh ajo ate. Kumud i thot se kjo eshte vjehrra ime. Doktoresha i thot se ajo ka probleme mendore dhe mban kete kukell qe e therret Çandra. Saras telefonon Kumudin por ajo nuk i tregon se ku ndodhet. Kumud i kerkon doktoreshes ta marr Sarasvatin ne shtepi. Doktoresha nuk e lejon dhe i thote se ajo ka qendruar ketu prej vitesh dhe nuk do te jete mire nese e nxjerr jasht. 
Kumud vendos te vij qdo dite per ta takuar. Mbasi Kumudi iken Gumani shkon tek Sarasvati dhe i flet keq per Kumudin. Kumud kthehet ne shtepi dhe qan qe mesoi se nena e Sarasit eshte gjall. Saras e pyet se çfare ka por ajo nuk i tregon per Sarasvatin. Ajo i thote se do ti tregoj dicka kur te vije momenti i duhur.



Sunday, March 12, 2017

Cristiano Ronaldo serish baba, kesaj here i dy binjakeve

Cristiano Ronaldo do të bëhet shumë shpejt sërish baba, dhe atë i binjakëve.

Raportimi shokues vjen nga tabolidi anglez, ''The Sun''  që citon burime familjare të portugezit, të cilët thonë se superylli po pret binjakë shumë shpejt.
Binjakët që janë të gjinisë mashkullore Ronaldo i ka nga një femër e panjohur në SHBA me të cilën portugezi ka kryer marrëdhënie kohë më parë gjatë një vizite atje.

Binjakët pritet që të shkojnë në Madrid shumë shpejt dhe ku ata do të kujdesen nga Ronaldo dhe nëna e tij Dolores (sic ka bere me Cristiano-n e vogel). 
Cristiano Ronaldo eshte bere baba per here te pare ne vitin 2010. Nderkohe indetiteti i nenes se tij eshte mbajtur i fshehte.



Saturday, March 11, 2017

FATE TE KRYQEZUARA - Aishe vdes, Xhihani bie ne depresion, Xhansu shtatzane, Dilara martohet

Mahide gëzohet kur mëson se plani i saj për të pajtuar Dilarën me Harunin ka funksionuar. Xhansu vazhdon lidhjen fshehurazi me Denisin por Hazall i përgjon. Xhihan është i lumtur pasi kupton se Ozan e ka kuptuar dashurinë e tij. Mahiden e merr malli për Aishen por nuk pranon ta telefonojë e para. Hazall i tregon Xhihanit se Xhansu vazhdon me Denisin. Xhansu fal Denisin për faktin që e ai e ka gënjyer. Xhihan u prish takimin. Aishe ndjek pas Xhihanin. Xhihani qëllon Denisin dhe e largon Xhansunë me dhunë. 
Xhansu nuk i bindet Xhihanit për t’u ndarë. Hazall gëzohet. Burhan mbështet Denisin. Xhihan mbyll Xhansune ne shtëpi. Hatixhe gjen foto të vjetra të saj kur e kanë arrestuar, në sirtarin e Mahides. Denis bën një plan për të rifituar Xhansunë. Gelis nuk aborton. Xhihanit i shkojnë te agjencia e albumit të Ozgyrit dhe i kërkojnë paratë që u ka borxh Hazalli. Hazall i hedh Ozgyrit idenë për të jetuar së bashku. Xhihan qorton Hazallin për shpenzimin e parave pa kriter. Ai vendos të heqë Hazallin nga trashëgimia e kompanisë. Emirhan ndjek Hazallin sërish. Babai i Gelisit kërcënon me armë Ozgyrin që ai të martohet me Gelisin dhe të kujdeset për fëmijën që presin. Hatixhe largohet nga vila e Mahides përgjithmonë. Xhansu arratiset nga shtëpia. Rahmi lajmëron Xhihanin. Keriman njofton Ozkanin se Xhansu është zhdukur.
Hatixhe takon Aishen dhe i tregon materialet që Mahide i ka fshehur ndër vite. Aishe kupton se Hatixhe është nëna e saj. Mahide ndërpret bisedën e tyre. Aishe pyet Mahiden për të vërtetën. Ajo vendos të largohet prej të dyjave. Ozkan mëson se Denis dhe Xhansu kanë vendosur të martohen fshehurazi. Xhihan shkon të takojë Burhanin. Rahmi tronditet kur mëson se Burhan është babai i Denisit. Burhan i tregon Xhihanit se vdekja e motrës së tij nuk ka qenë vetëvrasje por e ka vrarë Rahmi dhe i ka mashtruar të gjithë vetëm për para. Denis dhe Xhansu martohen. Hzalla largohet nga shtëpia për të jetuar me Ozgyrin. Sevinç i tregon Mahides. Ozgyr tronditet kur shikon Hazallin me valixhe dhe i kërkon asaj të ndahen pasi do të bëhet baba. Hazall në nerva e sipër i ngul thikën Ozgyrit. Ozan dhe Xhandan marrin të gjitha paratë e tyre dhe vendosin të arratisen së bashku.
Ozan mashtron Xhandanin duke i marrë asaj të gjitha paratë dhe duke e bërë të marrë avionin e vetme. Rahmi tenton të vetëvritet para Xhihanit. Aishe shkon të takojë Xhihanin për të gjetur ngushëllim tek ai. Aishe përpiqet ta ndalojë Rahmiun, por vdes aksidentalisht. Pas disa vitesh Dilara është martuar me Harunin. Xhihan ka kaluar në depresion. Dilara ka hapur dyqanin e saj. Hazall punon në kompani. Keriman punon si pastruese në dyqanin e Dilarës. Ozkan dhe Engin kanë mbetur pa para. Hatixhe vazhdon të punojë për Mahiden dhe ato janë bërë shoqe. Hazall zihet me Ozanin për faktin se ai nuk e trajton të barabartë në kompani. Rahmiu është zhdukur pa lënë gjurmë. Hazall merr një telefonatë të dyshimtë dhe Ozan kryen verifikime dhe mëson se Hazall flet me Mahiden. Familja nuk e ka pranuar ende Denisin si dhëndër. Ozan shkon mirë me Xhansunë dhe Denisin.
Dilara dhe Harun kanë organizuar një festë. Xhandan kthehet me një personazh të ri, Asuman, e cila është motra e Dilarës. Hazall njihet në festë me një djalë të ri. Asuman është shumë e mërzitur për vdekjen e nënës. Ajo i mban qëndrim Dilarës pasi babai e ka mbajtur gjithmonë me hatër. Xhansu po bën diçka fshehurazi Denisit dhe ai e kupton. Asuman e mban shumë afër Hazallin. Xhansu është shtatzënë dhe Denisi gëzohet shumë për lajmin. Mahide nuk e fal Harunin që është martuar me Dilarën pas vdekjes së Aishes. 





Episodi i fundit i telenoveles Maral

Episodi i fundit i telenoveles MARAL:
Ne serine e fundit i dashuri i ri i Maralit, Jigiti qe esht shume i keq mban peng nje vajze te re dhe nje grua. Marali behet kureshtare dhe shkon ne shtepine e Jigitit. 
Ajo i thote se do te hyje brenda dhe Jigiti i thote hyr. Sapo ajo futet brenda Jigiti i lidh gojen dhe e lidh ne nje karrige Maralin. Ai i thote Maralit se nqs ben dicka te gabuar do vrase ate vajzen tjeter qe mban peng.Marali frikesohet por nuk dorezohet. Ajo i thote Jigitit ti sjelle nje qetesues se po i dhemb koka. Ai shkon te marre ilacin ndersa Marali merr telefonin dhe i thote Aslles adresen se ku ndodhet dhe se Jigiti e ka marre peng. 
Ne ato momente Jigiti vjen dhe degjon se Marali foli me dike dhe ai nxehet dhe merr Maralin per krahu duke e kercenuar me arme. Nderkohe me Asllen eshte edhe Sarpi me Tason te cilet shkojne sebashku ne adresen qe iu tregoi Marali. Ne ato momente del perpara Jigiti me Maralin dhe Sarp i kerkon Jigitit qe te ule armen dhe te mos beje dicka te gabuar. Aty mberrin edhe Halis sepse ka ndjekur Sarpin me makine (tahme ai e di qe Sarpi eshte i biri).
Jigiti drejton armen nga Sarpi dhe ben ta gjuaje por para Sarpit del Halis dhe plumbi godit ate. Halis vdes.Pastaj kalojne disa kohe dhe LUNA behet zyrtarisht e Maralit dhe Sarpit. Ata te dy kapin njeri-tjetrin per dore dhe puthen. Aty mbaron filmi.



Maral - Episodi 34 (E hene date 13/03/2017)

Episodi 34
Te henen ne ''MARAL'' do te ndiqni:

Sarp dhe Taso takohen të përmalluar. Ky i fundit e ka të pamundur t’i përmbahet gëzimit kur sheh makinën e re të Sarp.
Maral ndan shqetësimet e saj me Asllën.
Maralin e presin surpiza të njëpasnjëshme.
Në zyrat e Halis do të shfaqet dikush nga e kaluara, që do të trondisë Deniz.
Para syve të Maralit do të shfaqet Sarp.
Ndryshime të mëdha do të ketë në qendrën “Luna”. 
Maral do të takohet me Xhanan.
Surprizat për Maralin ende nuk kanë mbaruar.



Friday, March 10, 2017

Enca peson aksident

Enca ka qënë një nga emrat më të lakuar të këtij viti për shkak të sherrit publik virtual që pati me Noizyn, edhe pse duket se sherri ka marrë fund.Enca, mbretëresha e rrjeteve sociale në Shqipëri ka bërë të ditur se nuk është aspak në gjëndje të mirë shëndetësore. Këngëtarja e hiteve ‘Love on my body’ 'Bow down' etj ka shkruar në Snapchat se ka thyer kërbishtin duke mos dhënë detaje se si mund të ketë ndodhur diçka e tillë. 
Shpresojmë që Enca të shërohet sa më shpejt ! 



Anxhelina Hadergjonaj eshte shtatzane ?

Mengjesin e sotem Anxhelina Hadergjonaj na befasoi me disa foto qe postoi ne rrjetin social Instagram, ku shfaqej me barkun e fryre. Ishte kaq e papritur sepse kohet e fundit kengetarja nuk ka bere publike asnje lidhje te saj.
Me pas ajo postoi nje tjeter foto ku tregonte se barku i fryre vinte si pasoje e ngrenies se dy hamburgerave, gjate nje dite me miqte e saj ne pishine.
Anxhelina shkroi: ''Jam shtatzane. Doja ta ndaja kete lajm me ju. Pra jam 4 muajshe shtatzane tani.'' - tha Hadergjonaj, per ta pergenjeshtruar me pas.
''Me lejoni te sqarohem se nuk dua ta dergoj ne univers kete, eshte e qarte qe po beja shaka'' theksoi kengetarja ne nje tjeter postim.
Mesa duket kengetarja nuk eshte ende gati per tu bere nënë. 




Interpretimi i endrrave

Interpretimi i endrrave
Shkronja A

ABONENT
Në qoftë se shikoni sikur jeni abonent reviste ose gazete ose çfarëdo lloj gjëje, do të keni mërzitje dhe hidhërime. Në qoftë se shikoni sikur regjistroheni si abonent diku do të keni humbje të madhe parash.
ABORT
Në qoftë se se je në të vërtetë shtatzënë dhe sheh se aborton, do të kesh një lindje të mirë. Në qoftë se se nuk je në të vërtetë shtatzënë dhe sheh se aborton do të kesh hidhërime të mëdha.
ACID
Në qoftë se I merr erë për të vdekur, do të vështirësoheni në një çështjen tuaj. Në qoftë se thjesht i merr erë, do të keni mërzitje të mëdha.
ADAMIN DHE EVËN
Do të keni një jetë të lumtur me fëmijë të mirë dhe të bukur.
ADOLESHENT
Në qoftë se shikon sikur je adoleshent dhe je i pamartuar, do të martohesh. Në qoftë se je i martuar do të lindni një djalë. Në qoftë se je plak do të vdesësh shpejt.
ADMIROJ
Në qoftë se shikon që njerëzit të admirojnë do të keni vlerësim dhe lavdi por pas një mërzitjeje. Në qoftë se shikon sikur ti je i admiruar me dikë beson lehtë dhe kapesh lehtë viktimë.
ADMIRALIAT-ADMIRAL
Në qoftë se shikoni sikur jeni admiral, do të keni shumë mërzitje. Në qoftë se shikoni dikë tjetër sikur është admiral, do të bëheni shkaku që të mërzitet. Në qoftë se shikoni sikur jeni brenda në anije e cila admiron, në qoftë se shpëtoni do t’i shmangeni një rreziku shumë të madh. Në qoftë se shikoni sikur mbyteni do të shkatërrohen shpresat tuaja kryesore.
ADOPTOJ
Në qoftë se shikoni sikur keni adoptuar dike, prisni fundin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur dikush ju adopton, do të keni të ardhura të mira në punë.
ADHURIM
Në qoftë se shikon sikur adhuron zotin do të kesh bekimin tij dhe punët do t’ju venë mbarë. Në qoftë se shikon sikur adhuron idhull, prit hidhërim dhe dështim në punë. Në qoftë se adhuron një vajzë, do të kesh rezultate të mira në dashuri. Në qoftë se shikon sikur adhuron një grua të martuar, planet tuaja do të realizohen. Në qoftë se adhuron një mashkull, ajo nuk është për mirë.
AEROPLAN                  
Në qoftë se shihni në ëndërr që aeroplani udhëton, atëherë çdo gjë shkon mirë. Në qoftë se është duke zbritur, do të keni dështime dhe probleme shëndeti.
Në qoftë se e shihni të bjerë, është shenjë e keqe, do të thotë shkatërrim.
AEROPORT
Në qoftë se aeroporti në ëndrrën tuaj është plot me njerëz dhe lëvizje, atëherë do të keni ngritje profesionale. Në qoftë se është i shkretë dhe i errët, parashikohen situata të vështira.
AFROHEM
Në qoftë se shikoni sikur I afroheni një personi të rëndësishëm, do të keni vlerësime dhe fitime.
AGIM
Në qoftë se është agim I pastër, prit gëzim dhe në qoftë se është me re, prit hidhërime.
AGRONOM
Në qoftë se se sheh se je agronom, do të kesh fitime të mëdha nga puna jote.
AGURIDHE   
Në rast se i ha do të keni zhgënjim në punët tuaja, por edhe në çështjet personale. Në rast se nuk e prek, do të kesh surpriza nga njerëzit tuaj. Në rast se I sjell në shtëpi një lajm të keq do të marrësh.
AGJËRIM
Në qoftë se shikoni sikur agjëroni për arsye fetare, do të lumturoheni dhe do të keni bekim nga zoti. Në qoftë se shikoni sikur agjëroni për arsye ekonomike, do të keni mërzitje të madhe ekonomike, por që të cilat do t’i luftoni me shumë guxim. Në qoftë se shikoni dikë tjetër të agjërojë kujdesuni nga ai person.
AJËR
Në qoftë se merr ajër të pastër, lumturi dhe shëndet. Në qoftë se mbytesh, do të keni mërzitje.
AKACJE
Lajme të mira dhe të gëzueshme.
AKREP
Në qoftë se thjesht shikoni një akrep, do të mësoni se keni armiq shumë të rrezikshëm aty ku ju nuk e prisnit të cilët do t’ju bëjnë dëme të mëdha ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur ju kafshon akrep, atëherë është e sigurtë se një armik I juaji I rrezikshëm do t’ju shkatërrojë ekonomikisht dhe do të bëheni shumë të dëshpëruar nga humbja e pasurisë tuaj.
AKROBAT
Në qoftë se ëndërroni që jeni duke bërë ndonjë numër të vështirë akrobatik, duhet të hidhni hapa më të sigurtë, për të arritur aty ku doni.
Duhet të keni më shumë kujdes shëndetin.
Në qoftë se shihni që bëni me sukses numra akrobatikë, do të arrini të përparoni në jetë edhe pse me vështirësi.
Në qoftë se nuk dilni me sukses, atëherë përpjekjet tuaja do të dështojnë.
AKULL
Në qoftë se ëndërroni akull që hani, shisni, bleni ose që transportoni, do të fitoni pasuri shumë të madhe para kohe dhe do të mërziten dhe do t’ju kenë zili të tjerët. Por do të jeni vazhdimisht pa qejf dhe I sëmurë.
AKULLORE
Në qoftë se shikoni sikur po hani akullore të ëmbël, të respektojnë shumë, por kujdesuni për shëndetin tuaj se mund të sëmureni me rrezik për jetën tuaj ose mund të bëhet një sëmundje e përjetshme. Gjithashtu në qoftë se jeni burrë, do të keni fatkeqësi në dashuri. Në qoftë se jeni grua do të keni grindje me burrin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur prodhoni akullore, shpresat dhe ëndrrat tuaja nuk do të realizohen. 
AKUZË
Në qoftë se akuzon dikë do të bësh shoqëri me të e cila kjo shoqëri do të jetë me shumë interes. Në qoftë se të akuzojnë kundërshtarët mundohen të bëjnë keq në punët tuaja të suksesshme, por nuk ja arrijnë qëllimit. Në qoftë se të akuzon një shok thjesht do të ndërpritet lidhja. Në qoftë se ti akuzon dikë do ta bësh shok.
ALBUM
Në qoftë se ëndërroni që shfletoni një album me fotografi, do të keni një jetë të lumtur sentimentale. Do të bëni njohje të reja. Në qoftë se jeni beqarë, do të martoheni shpejt. Në qoftë se fotografitë që shihni janë tuajat, do të jeni protagonistë në një skandal erotik. Shëndeti në përgjithësi do të jetë i mirë. Kujdes ndonjë incident të vogël. Do të merrni lajme të mira në lidhje me fushën profesionale. Shumë fitime ju presin.
ALLÇI
Do të keni gëzim mbas mërzitjes që mund të kishit ose që do të keni.
AMANET
Në qoftë se shikon sikur le amanet diçka do të pësosh dëme ekonomike. Në qoftë se të lenë ty një amanet, do të ngatërrohesh me çështje gjyqësore.
AMBASADOR
Në qoftë se shikoni një ambasador dhe shikoni sikur po e adhuroni do të thotë se humbisni kohën kot me qëllimet që keni vënë. Në qoftë se shikoni sikur jeni bërë ambasador, do të keni vuajtje dhe hidhërime.
AMERIKA
Në qoftë se shihni në ëndërr që flisni me amerikanë, kujdes me shoqërinë dhe njerëzit që ju rrethojnë.
Në qoftë se shihni që martoheni me një amerikan gjërat nuk shkojnë shumë mirë. Në qoftë se keni shkuar për vizitë në Amerikë vetëm ose me familjen, do t’ju  jepet mundësia të jetoni momente të bukura me personat që dëshironi dhe do të keni një jetë të qetë familjare.
Së shpejti do të keni shumë fitime nga puna juaj.
AMONIAK
Në qoftë se shihni që ju vjen erë amoniak, do të keni ndihmë ekonomike andej nga se prisni, në qoftë se një grua sheh diçka të tillë, do të ketë mërzitje familjare.
ANEMI
Nëse sheh se vuan nga anemia, do të humbësh para. 
ANALIZA
Në qoftë se jep ose merr analiza, do të mërziteni dhe do të dëshpëroheni.
ANË
Në qoftë se sheh se gjendesh në majën e një mali ose diku tjetër, do të thotë liri dhe sukses si dhe ikje nga problemet.
ANGARI
Në rast se shikon që bën çfarëdo lloj angarie, mërzitje dhe ngjarje e padëshirueshme.
ANGLISHT
Në rast se flet pa ditur gjuhën, do të të bllokohet fyti. Dhe në rast se e di gjuhën, do të marrësh një lajm të cilin e pret. Në rast se shikon që mëson, mos i kërko paratë që ke ndër mend të kërkosh.
ANGJINARË
Në përgjithësi nuk është mirë. Në rast se e ha do të hidhërohesh.
Lajm I keq. Mund të humbësh para nga një borxhli I keq.
ANIJE                                                                                                                             
Në qoftë se shihni në ëndërr që udhëtoni me anije, do të keni fat në fushën personale dhe profesionale, sidomos në qoftë se koha është e qetë.
Në qoftë se anija udhëton me furtunë, do të merrni lajme të këqija në lidhje me partnerit tuaj.
Në qoftë se shihni që rrezikoni të mbyteni, jeta juaj personale do të ketë probleme. Fundosja e anijes shumë herë paralajmëron vdekje.
Në qoftë se ndodheni në një kantier anijesh, së shpejti do të keni martesë.
ANKAND
Në qoftë se gjendesh në një ankand, do t’ju krijohen shumë probleme. Dhe gjithashtu do të keni dhe shumë pengesa në planet tuaja.
ANKIM
Në qoftë se shikoni sikur ankoheni për diçka, do të avullohen mundimet tuaja dhe do të humbisni para, do të kesh vuajtje. Në qoftë se shikon dikë tjetër të ankohet ai person ka ankesa nga ju.
APOSTULL
Në qoftë se sheh apostull, do të keni shumë të mira.
AR
Në qoftë se sheh që gjen diçka prej ari, kundërshtarët tuaj përpiqen t’ju mashtrojnë, në qoftë se sheh që ke vënë diçka prej ari ju pret pasuri.
ARË
Çdo gjë do të shkojë mirë për ju në qoftë se ëndërroni një arë me gjelbërim, të punuar dhe me pemë.
Ju pret gëzim, lumturi, shëndet dhe një e ardhme e ndritur.
Toka pjellore do të thotë pasuri dhe njohje në fushën profesionale.
Në qoftë se lëroni arën  suksesi do të vijë pak me vonesë.
Në qoftë se blini arë, do të keni sukses kudo.Në qoftë se ara që shihni është e djerrë, do të thotë shumë mund dhe pak rezultat. Kujdes në fushën profesionale.
ARGËTIM
Në qoftë se ëndërroni që jeni në një argëtim me të panjohur dhe gëzoni, të prisni një njohje të re dhe martesë.
Argëtim në një martesë me të afërm, do të thotë sëmundje e rëndë.
Argëtim familjar dhe miqësor, do të thotë probleme në punë.
Kujdes me kundërshtarët që ju hiqen si shokë.
ARGJËND
Jeni njerëz të cekët, dhe kjo gjë ka pasoja në lidhjet tuaja.
Në qoftë se gjeni argjend në ëndërr, ju presin mërzitje.
Në qoftë se pastroni gjëra prej argjëndi do të mërziteni nga një njeriu juaj.
Kujdes me abuzimet, pasi mund të sëmureni rëndë.
ARKITEKT
Në qoftë se se shikon se je vetë do të keni pasuri dhe sukses nga punët tuaja.
ARKË
Në qoftë se shikon sikur po bën një arkë prit një ngjarje të papritur dhe jo të mirë ose vdekje. Në qoftë se shikon sikur po rendit rrobat në kuti do të bëni një jetë të qetë dhe do të keni gjendje të mirë ekonomike. Në qoftë se shikon arkë të vdekuri, prit se do të marrësh lajme të këqia të cilat do të t’i thotë një shok i ngushtë. Në qoftë se shikon sikur je i mbyllur brenda do të mërziteni për çështje ekonomike. Në qoftë se shikon arkë shumëngjyrëshe do të marrësh lajm të mirë. 
ARKIVOL
Në qoftë se shikoni një arkivol prisni vdekjen e një afërti tuaj. Në qoftë se jeni të sëmurë bëni testamentin se do të vdisni. Në qoftë se jeni I vjetër prisni fundin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur po bëni një arkivol, do të sëmureni rëndë dhe me rrezik për jetën.
ARNË
Në qoftë se ëndërroni arnë do të keni hidhërime. Në qoftë se jeni detar ose marinar anije dhe shikoni arnë do të keni fitime nga punët tuaja.
ARSENAL
Në qoftë se shikoni një arsenal do të mërziteni për çështje ekonomike. Në qoftë se jeni drejtues I diçkaje ose I vendit tuaj, kujdes se jeni në rrezik të madh. Në qoftë se shikoni sikur gjendeni në një arsenal, punët tuaja do të falimentojnë. Në qoftë se je arsenal ose ushtarak, do të keni gëzime dhe shumë të mira do të ju vijnë nga atje ku ju nuk e prisni.
ART
Në qoftë se shikoni në ëndërr sikur merreni me art, do të keni fitime dhe nderime.
ARTIST    
Në qoftë se je artist dhe ëndërron sikur je i tillë, arti yt do të sjellë lavdi dhe vlerësim. Në qoftë se nuk je në të vërtetë, do të anullohen planet që keni bërë. Në qoftë se thjesht shikon një artist duke punuar mëso se një ditë do të realizohet ëndrra dhe dëshira jote.
ARIU
Në qoftë se thjesht shikon ari në ëndërr, do të emigroni, do të sëmureni ose do të merrni lajm të keq. Në qoftë se luftoni me arinj, ekziston rrezik për shëndetin, në qoftë se i mundni do të keni ngritje morale, në qoftë se të mundin do të sëmureni rëndë. Në qoftë se vrisni ari, do të humbni armiqtë tuaj.
AROMË
Në qoftë se lyhesh me aromë planet tuaja janë të kota dhe do të anullohen.
Në qoftë se je grua e pamartuar dikush ju zhgënjen duke ju premtuar martesë.
ARMË
Në qoftë se në ëndërr shikoni armë ushtarake ose gjuetie, do të ziheni me familjen tuaj. Në qoftë se je grua dhe mban armë, do të martoheni me një burrë të pazotë.
ARMIK
Në qoftë se shikon armik ose armiqtë e tu, do të të dalë për mirë dhe ato që pe në ëndërr si armiq do të të bëhen shokë. Në qoftë se shikoni që flisni miqësisht me armiq, kujdes pasi do të bëjnë gjithçka për t’ju shkatërruar. Në qoftë se shikon që armiq ju ndjekin dhe ju kapin, do t’ju sjellin mërzitje gjëndja ekonomike, në qoftë se shihni që vrisni një armik tuajin, diçka e keqe do tju ndodhë.
ARRA
Në qoftë se arrat që ëndërroni janë të mbushura dhe të freskëta, do të thotë sukses në dashuri dhe lumturi. Ëmbëlsirat me arra, do të thonë mërzitje. Arrat në përgjithësi do të thonë sukses dhe përparim, vetëm nëse i shihni të prishura dhe bosh duhet të bëni kujdes.
ARRATISJE
Në qoftë se shikoni sikur arratiseni ose që i ikni një rreziku, do të jeni në rrezik të madh në të vërtetë.
ASHE
Do të keni shumë fitime të mëdha. Dhe suksese ekonomike. Keni mbrojtje nga persona shumë të fortë.
ASHENSOR
Në qoftë se shikoni ashensor që ngjitet, gjendja juaj ekonomike do të ndryshojë. Në qoftë se zbret gjendja ekonomike nuk është e mirë, në qoftë se është bosh do të keni dështim në dashuri, në qoftë se ka brenda njerëz, do të keni fitime nga puna juaj.
ATDHEU
Në qoftë se ëndërroni vendlindjen tuaj me njerëz dhe të lulëzuar do të keni lumturi dhe sukses. Në qoftë se jeni jashtë shtetit dhe ëndërroni sikur jeni në atdheun tuaj, do të keni lumturi familjare dhe fitime shumë të mëdha. Në qoftë se shikoni atdheun tuaj të djegur dhe të shkatërruar, do të humbisni një nga prindërit tuaj ose një pjesëtar të rëndësishëm të familjes.
AUTOBUS
Në qoftë se shihni që jeni brenda në autobus dhe udhëtoni, do të keni sukses në punë, në qoftë se thjesht shikoni autobus në ëndërr, do të bëni një udhëtim të largët dhe të këndshëm.
AVOKAT
Në qoftë se shikon që je avokat, kurse profesioni juaj është tjetër, do të humbni vendin e punës.  Në qoftë se shikon dikë tjetër të jetë avokat, do të keni sukses në çështjet tuaja. Në qoftë se sheh avokat që flet në gjyq, diçka e pakënaqshme do t’ju ndodhë. Në qoftë se paguhesh nga avokat, do të merrni para andej nga nuk e prisni, në qoftë se paguani avokat, do të humbni para. 
AVLLI
Nëse sheh se ke avlli të madhe në shtëpi, do të keni lumturi dhe një martesë të mirë nëse je I pamartuar.