Social Icons

Pages

Saturday, March 11, 2017

FATE TE KRYQEZUARA - Aishe vdes, Xhihani bie ne depresion, Xhansu shtatzane, Dilara martohet

Mahide gëzohet kur mëson se plani i saj për të pajtuar Dilarën me Harunin ka funksionuar. Xhansu vazhdon lidhjen fshehurazi me Denisin por Hazall i përgjon. Xhihan është i lumtur pasi kupton se Ozan e ka kuptuar dashurinë e tij. Mahiden e merr malli për Aishen por nuk pranon ta telefonojë e para. Hazall i tregon Xhihanit se Xhansu vazhdon me Denisin. Xhansu fal Denisin për faktin që e ai e ka gënjyer. Xhihan u prish takimin. Aishe ndjek pas Xhihanin. Xhihani qëllon Denisin dhe e largon Xhansunë me dhunë. 
Xhansu nuk i bindet Xhihanit për t’u ndarë. Hazall gëzohet. Burhan mbështet Denisin. Xhihan mbyll Xhansune ne shtëpi. Hatixhe gjen foto të vjetra të saj kur e kanë arrestuar, në sirtarin e Mahides. Denis bën një plan për të rifituar Xhansunë. Gelis nuk aborton. Xhihanit i shkojnë te agjencia e albumit të Ozgyrit dhe i kërkojnë paratë që u ka borxh Hazalli. Hazall i hedh Ozgyrit idenë për të jetuar së bashku. Xhihan qorton Hazallin për shpenzimin e parave pa kriter. Ai vendos të heqë Hazallin nga trashëgimia e kompanisë. Emirhan ndjek Hazallin sërish. Babai i Gelisit kërcënon me armë Ozgyrin që ai të martohet me Gelisin dhe të kujdeset për fëmijën që presin. Hatixhe largohet nga vila e Mahides përgjithmonë. Xhansu arratiset nga shtëpia. Rahmi lajmëron Xhihanin. Keriman njofton Ozkanin se Xhansu është zhdukur.
Hatixhe takon Aishen dhe i tregon materialet që Mahide i ka fshehur ndër vite. Aishe kupton se Hatixhe është nëna e saj. Mahide ndërpret bisedën e tyre. Aishe pyet Mahiden për të vërtetën. Ajo vendos të largohet prej të dyjave. Ozkan mëson se Denis dhe Xhansu kanë vendosur të martohen fshehurazi. Xhihan shkon të takojë Burhanin. Rahmi tronditet kur mëson se Burhan është babai i Denisit. Burhan i tregon Xhihanit se vdekja e motrës së tij nuk ka qenë vetëvrasje por e ka vrarë Rahmi dhe i ka mashtruar të gjithë vetëm për para. Denis dhe Xhansu martohen. Hzalla largohet nga shtëpia për të jetuar me Ozgyrin. Sevinç i tregon Mahides. Ozgyr tronditet kur shikon Hazallin me valixhe dhe i kërkon asaj të ndahen pasi do të bëhet baba. Hazall në nerva e sipër i ngul thikën Ozgyrit. Ozan dhe Xhandan marrin të gjitha paratë e tyre dhe vendosin të arratisen së bashku.
Ozan mashtron Xhandanin duke i marrë asaj të gjitha paratë dhe duke e bërë të marrë avionin e vetme. Rahmi tenton të vetëvritet para Xhihanit. Aishe shkon të takojë Xhihanin për të gjetur ngushëllim tek ai. Aishe përpiqet ta ndalojë Rahmiun, por vdes aksidentalisht. Pas disa vitesh Dilara është martuar me Harunin. Xhihan ka kaluar në depresion. Dilara ka hapur dyqanin e saj. Hazall punon në kompani. Keriman punon si pastruese në dyqanin e Dilarës. Ozkan dhe Engin kanë mbetur pa para. Hatixhe vazhdon të punojë për Mahiden dhe ato janë bërë shoqe. Hazall zihet me Ozanin për faktin se ai nuk e trajton të barabartë në kompani. Rahmiu është zhdukur pa lënë gjurmë. Hazall merr një telefonatë të dyshimtë dhe Ozan kryen verifikime dhe mëson se Hazall flet me Mahiden. Familja nuk e ka pranuar ende Denisin si dhëndër. Ozan shkon mirë me Xhansunë dhe Denisin.
Dilara dhe Harun kanë organizuar një festë. Xhandan kthehet me një personazh të ri, Asuman, e cila është motra e Dilarës. Hazall njihet në festë me një djalë të ri. Asuman është shumë e mërzitur për vdekjen e nënës. Ajo i mban qëndrim Dilarës pasi babai e ka mbajtur gjithmonë me hatër. Xhansu po bën diçka fshehurazi Denisit dhe ai e kupton. Asuman e mban shumë afër Hazallin. Xhansu është shtatzënë dhe Denisi gëzohet shumë për lajmin. Mahide nuk e fal Harunin që është martuar me Dilarën pas vdekjes së Aishes. 





No comments:

Post a Comment