Social Icons

Pages

Sunday, February 24, 2013

Sonila Meco largohet nga ABC NEWS


Ja arsyeja e vertete pse Sonila Meco largohet nga Abc News :

Moderatorja e lajmeve te televizionit Abc News Sonila Meco ka pasur disa kontradikta me drejtorin me te ri te ketij televizioni Armand Shkullakun i cili ka qene drejtori i Klan Kosova.
Me ardhjen e tij ne kete televizion ka pasur nje sere ndryshimesh rrenjesore ku pjese e ketij ndryshimi ka qene edhe Sonila. Sipas Shkullakut folesit duhet te kryejne edhe funksionin e gazetarit.
Kjo kerkese ka shkaktuar ndezjen e problemit midis tij dhe Soniles e cila ka konstatuar qe nuk ka asnje lidhje me gazetarine pavarsisht se merret me drejtimin e lajmeve.
Ajo ka vendosur te largohet nga ekrani per pak kohe derisa ky problem te zgjidhet.

Koleksioni Pranvere - Vere Just Cavalli


Dizajne monokromatike, detaje të frymëzuara nga detarët, lulet, ngjyrat e shumta, si dhe figurat e printuara te kafshëve, janë elementet që e karakterizojnë Cavallin në sezonin pranverë – verë 2013
Që pranvera të vërehet edhe në veshje Cavalli vjen me dizanje atraktive, materiale transparente me dizajne të luleve, forma asimetrike si dhe figura tropikale.
Por element tjetër që vërehet në këtë koleksion, është edhe e bardha bërthamore.
Po ashtu një sfidë e re për dizajnerin italian ka qenë edhe puna me figurat e printuara të kafshëve, që njëherësh janë e& modelet më me trend për këtë sezon.......




Ingrid Gjoni zmadhon gjoksin

Këngëtarja eshte  përgjigjur: “Është e vërtetë që kam bërë ndërhyrje në gjoks. Prej kohësh kisha dëshirë t’i rrisja përmasat e gjoksit me një numër, por frika se mos nuk do të mundja ta ushqeja me gji fëmijën tim, më mbante larg realizimit të kësaj dëshire.
Me lindjen e Paridit dhe me ndërprerjen e qumështit të gjirit, fillova të mendoja për ta bërë realitet këtë dëshirë kahershme”.
Veç këtij intervenimi kirurgjik, Gjoni ka bërë të ditur se është duke punuar në videoklip të ri.




Saturday, February 23, 2013

Flori - '' Pa jete ''

Nëse titulli ju ka vënë në dyshim për ekzistencën e këngëtarit shqiptar,  ai është më i gjallë se kurrë.  Kjo pasi ka lançuar këngën e tij të re me videoklip,“Pa Jetë”.
Nje kenge qe po korr sukses dhe e ka bere Florin akoma dhe me te dashur per publikun shqiptar.

Unaza

Sic dihet unazat jane shume te pelqyera nga vajzat, sidomos ato te fejeses.
Ne fotot e meposhtme do te paraqesim disa nga trendet me te fundit te unazave me diamant. 

Cila ju pelqu me shume ? 







Friday, February 22, 2013

Hungarezja Barbara Palvin i heq trurin Justin Bieber-it (Photo)

Në revynë e modës më seksi në botë – prezantimin vjetor të shtëpisë së modës Victoria’s Secret – një bukuroshe e lakuriqur i ra në sy veçmas beqarit të ri Justin Bieber.

Kjo bukuroshe ishte manekinia 19-vjeçare nga Hungaria Barbara Palvin. Me figurë dhe buzëqeshje të përsosur ajo e detyroi yllin e adoleshentëve të mbetet pa tekst dhe të ndjekë secilin hap të saj.
 

Në të brendshme të kuqe, ajo dëshmoi se para saj gjendet një karrierë e madhe. Ajo ishte zbuluar që në moshën 13-vjeçe, kurse deri në moshën 18-vjeçe, punoi kryesisht për tregun aziatik. 

Para dy vjetësh filloi të pushtojë Evropën dhe Amerikën. Pos modelimit ajo ka qenë fytyrë mbrojtëse edhe e shtëpive të mëdha të modës H&M, Armani dhe L’Oreal Paris, kurse në pista ka dalë me kreacione të Nine Riccit, Miu Mius dhe Louis Vuitton.

Momentalisht është e 40-ta në listën e modeleve më të suksesshme. Ndonëse edhe më tutje e lidhin me 18-vjeçarin Justin Bieber, ajo këtë simpati të këngëtarit ndaj saj kurrë nuk e ka konfirmuar, ndërsa në profilin saj në Twitter ka publikuar: “Po punoj mundimeshëm, po e jetoj ëndrrën time dhe shpresoj që të tjerëve t’ju pëlqejnë rezultatet e mia”. 





Zbulohet Opinionisti i Big Brother Albania 6.

Ai eshte: ARTAN FUGA !! Pas shume thashethemesh mbi opinionistin e ketij edicioni, ku njëherë përflitej se do ishte Olti Curri apo serish i mirënjohuri Arjan Konomi, tashme fale burimit informativ qe kemi brenda këtij kanali kemi mesuar emrin e Opinionistit te edicionit te 6-te.

Ai është zgjedhur publicisti dhe filozofi i njohur Artan Fuga.

Edicioni i këtij viti i është përshtatur formatit francez Secret Story, sekrete, ndryshime te mëdha ne skenar, studio e re dhe një shtëpi komode. Big Brother starton ketë te shtune 23 Shkurt ora 20:45.