Kjo bukuroshe ishte manekinia 19-vjeçare nga Hungaria Barbara Palvin. Me figurë dhe buzëqeshje të përsosur ajo e detyroi yllin e adoleshentëve të mbetet pa tekst dhe të ndjekë secilin hap të saj.
Në të brendshme të kuqe, ajo dëshmoi se para saj gjendet një karrierë e madhe. Ajo ishte zbuluar që në moshën 13-vjeçe, kurse deri në moshën 18-vjeçe, punoi kryesisht për tregun aziatik.
Para dy vjetësh filloi të pushtojë Evropën dhe Amerikën. Pos modelimit ajo ka qenë fytyrë mbrojtëse edhe e shtëpive të mëdha të modës H&M, Armani dhe L’Oreal Paris, kurse në pista ka dalë me kreacione të Nine Riccit, Miu Mius dhe Louis Vuitton.
Momentalisht është e 40-ta në listën e modeleve më të suksesshme. Ndonëse edhe më tutje e lidhin me 18-vjeçarin Justin Bieber, ajo këtë simpati të këngëtarit ndaj saj kurrë nuk e ka konfirmuar, ndërsa në profilin saj në Twitter ka publikuar: “Po punoj mundimeshëm, po e jetoj ëndrrën time dhe shpresoj që të tjerëve t’ju pëlqejnë rezultatet e mia”.
No comments:
Post a Comment